Nëntëmbëdhjetë rekomandime i kanë listuar partitë politike për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.
Njëra pre tyre parasheh që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të kurrikulës ekzistuese për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, të përfshijë një lëndë zgjedhore për edukimin seksual, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, i kërkohet Qeverisë që me rishikimin e buxhetit për vitin 2019, të sigurojë një numër fillestar të psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla.
Hartimi i rekomandimeve ka pasuar pas debatit rreth keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas, i cili u zhvillua muaj më parë, gjatë një seance plenare të jashtëzakonshme. Tani rekomandimet pritet të hidhen në votim dhe të miratohen në seancën e radhës, në momentin që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)