Kuvendi Komunal në Rahovec mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën me 21 vota pro, dy kundër dhe gjashtë abstenime, miratoi buxhetin komunal për vitin 2020.
Buxheti komunal për vitin 2020 do të jetë 14.735.841.00 euro, ku hyjnë të hyrat vetjake të planifikuara në shumë prej 1.156.841.00 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër paga dhe mëditje janë dedikuar 8.644.220.00 euro, për mallra dhe shërbime 1.594.330.00 euro, ndërsa shpenzimet komunale kapin shifrën prej 280.500.00 euro.
Për subvencione dhe transfere është paraparë të shpenzohen 311.000.00 euro, ndërkaq për investime kapitale 3.905.770.00 euro.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, tha se buxheti komunal krijohet nga grante qeveritare dhe të hyrat vetjake, dhe theksoi se buxheti duhet të miratohet edhe si interes i qytetarëve.
Mbledhjen e Kuvendit e kryesoi Afrim Dina, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi.