Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Rahovecit me shumicë votash ka miratuar buxhetin për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Rahovecit sot ka mbajtur mbledhje në të cilën me 19 vota për, 3 vota kundër dhe me 6 abstenime ka miratuar buxhetin e komunës për vitin 2021.

Buxheti i propozuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi për vitin 2021, e i cili u miratua me shumicën e votave të anëtarëve është 14, 216, 590 euro; të hyrat vetjake janë 1,061,093. 00 euro, kurse grandet dhe transfreret janë 13,155,497.00 euro. Buxheti është i shpërndarë sipas këtyre kategorive: Shpenzime rrjedhëse 9,593,956.00, paga dhe mëditje 7,622,634.00, 1,715,477.00, shpenzime komunale 280,500.00, subvencione 311,000.00, shpenzime kapitale 4,286,979.00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mbledhje janë miratuar edhe këto pika: Rregullorja Komunale për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021; vendimi i kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen “Qytetar Nderi” të Komunës së Rahovecit z. Tomor Kotorri dhe vendime të tjera.