Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Prishtinës diskuton për tatimin në pronë

Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën do të diskutojë për çështjen e tatimit në pronë.

Në rend të ditës, përveç pikave të tjera që kërkojnë miratim, kjo çështje është vendosur për diskutim.

Pas rritjes së faturave për tatimin në pronë, dhjetëra qytetarë kanë reaguar.

Komuna e Prishtinës pati thënë se ka ndryshuar vlerësimi i pronave në Prishtinë, e se vlerësimin e ka bërë Ministria e Financave.

Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, ka thënë se Prishtina ka kërkuar nga MF-ja rivlerësim, “sidomos në këtë kohë krize”.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal me një pikë të rendit të ditës, faljen e tatimit në pronë në vlerë deri në 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kryeqytetit për vitin 2023.

Ide të ngjashme kishte dhënë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka sugjeruar komunat t’ia falin 100 eurot e para secilit tatimpagues.

 

Artikuj të ngjashëm