Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar buxhetin për vitin 2022.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se buxheti është votuar në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.
Gjithashtu është bërë edhe betimi i anëtares së re të Kuvendit të Komunës, Nafije Rexha.
“Më pas u miratuan këto pika; Draft- buxheti për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024 dhe Propozim- vendimi për bartjen e pjesës së parë të të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022. Gjithashtu në këtë mbledhje ka kaluar për diskutim edhe Raporti nga tubimi i kryetarit të komunës me publikun mbajtur më datë 29.12.2021”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm