Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Malit të Zi votoi për hyrjen e vendit në NATO

Me vendim unanim të 46 deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Malit të Zi miratoi të premten vendimin për hyrjen e vendit në Aleancën Veri-atlantike.

Derisa mbahej seanca për votimin e vendimit për anëtarësim në NATO, jashtë objektit të Kuvendit është mbajtur një protestë e Frontit demokratik dhe kundërshtarëve të anëtarësimit të Malit të Zi në Aleancën Veri-atlantike.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vendi i tij pas pranimit në NATO do të mbështesë fuqishëm proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton KosovaPress.

“Këta deputetë sot kanë privilegj historik. Dita e sotme hyn në historinë e ndritshme të Malit të Zi”, ka thënë Markoviq.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq shprehu keqardhje që në seancë mungon një pjesë e opozitës, e cila kundërshton anëtarësimin e vendit në NATO.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu tha se legjitimiteti i marrjes së vendimit për hyrje në NATO është i padiskutueshëm, ndërsa deputeti i DPS-së, Miodrag Radunoviq tha se Mali i Zi meriton vendin në mesin e familjes më të zhvilluar të vendeve të botës.

Edhe Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë e quajnë Xhaferin “terrorist” Botë Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë e quajnë Xhaferin “terrorist”

“Pres që tensionet politike të jenë të një intensiteti më të vogël pas hyrjes në NATO. Me hyrjen në NATO do të neutralizojmë iluzionet e atyre që mendojnë se mund të shkatërrojnë pavarësinë e Malit të Zi”, tha ai.

Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi e kanë ratifikuar 28 nga 29 shtete anëtare të NATO-s, dhe i njëjti mbetet të ratifikohet vetëm edhe nga Spanja.