Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar tri kërkesa të qytetarëve për të ndërruar destinimin e tokave bujqësore në toka ndërtimore.
Vendimi është marrë sot, në mbledhjen e dymbëdhjetë të Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë për media e Komunës së Malishevës. Komuna nuk ka dhënë më shumë detaje për hapësirat.
Në njoftim, gjithashtu është bërë me dije se Kuvendi ka miratuar edhe Projekt Rregulloren për Tatimin në Pronë, në vitin 2019.
Kryetari Ragip Begaj, ka informuar anëtarët e KK të Malishevës, lidhur me mbështetjen e komunës për familjet në nevojë.
Në mbledhje është marrë vendim edhe për formimin e Komisionit për Hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2019.
-
Komuna e Malishevës ndihmon fermerët për ndërtimin e stallave
-
Malisheva bëhet me rregullore për mbrojtjen e tokës bujqësore
-
Malisheva mban debat publik për Draft Rregulloren për tokën bujqësore
-
Projektbuxheti i propozuar nga kryetari i Malishevës procedohet në Kuvend
-
Malisheva i kërkon KOSTT-it furnizim të rregullt me energji elektrike