Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Projektbuxheti i propozuar nga kryetari i Malishevës procedohet në Kuvend

Projektbuxheti i propozuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është proceduar për shqyrtim në seancën e tretë urgjente të Kuvendit të Komunës. Paraprakisht ky organ parashihet që të rishqyrtojë vendimet që janë kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbledhja e dytë urgjente e Komitetit për Politikë e Financa është bazuar në shqyrtimin e shkresës së MAPL-së të datës 12 tetor 2018, përmes së cilës niveli qendror kishte kërkuar që organet komunale ta harmonizojnë vendimin për miratimin e buxhetit të vitit 2019 me dispozitat ligjore në fuqi.

“Pas debatit nga anëtarët e KPF-së u vendos që nënpika c të kaloi në pikën, 2. Shqyrtimi i Propozim-Buxhetit të Komunës së Malishevës nr.04/125 datë: 22.10.2018 për vitin 2019-2021 i propozuar nga kryetari i Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj, për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës”, shkruan në njoftim. Ndërkohë të martën Komuna e Malishevës ka publikuar njoftimin për mbledhjen e tretë urgjente të KK-së së Malishevës, që planifikohet të mbahet të mërkurën.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)