Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva mban debat publik për Draft Rregulloren për tokën bujqësore

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunë së Malishevës, mbajti debat publik me qytetarë, këshilltarë të Kuvendit Komunal të Malishevës, mbi Draft Rregulloren për tokën bujqësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, tha se së bashku me zyrtarët kemi hartuar këtë Draft Rregulloren për tokën bujqësore, ku sot edhe po debatojmë publikisht.

“Zyrtari i drejtorisë në fjalë Milaim Morina në hollësi prezantoi Draft Rregulloren për tokën bujqësore duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për vetëqeverisje lokale dhe nenit 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 02/L26 për tokën bujqësore si dhe neni 37.4 dhe 40.2 të Statutit të Komunës së Malishevës, nr. 01/871, të datës 12.11. 2008, Udhëzimit Administrativ, Nr. 10/2010, për ndërrim destinim të tokës bujqësore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se, “qëllimi i kësaj Draft Rregullore është që të caktojë procedurat dhe kriteret e vendosjes për ndërrim të përhershëm ose të përkohshëm të destinimit të tokës bujqësore. Procedurat e parapara kërkojnë në veçanti një bashkëpunim të ngushtë të organeve përkatëse kompetente për planifikimin hapësinore dhe bujqësi, përfshirë këtu edhe Kuvendin Komunal, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Malishevë”.

“Nga ata që u inkuadruan në debat u kërkua, që toka bujqësore të ruhet, duke zbatuar ligjin në përpikëri, sepse, sot jemi dëshmitarë se sa shumë është degraduar, sidomos toka bujqësore e klasës I-IV (toka pjellore), kryesisht ky degradim vjen nga faktori njeri, prandaj Draft Rregullorja për tokën bujqësore, pritet të kalojë edhe nëpër një debat të drejtorive përkatëse Gjeodezisë dhe Kadastërit, Urbanizmit, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e ekspertëve të kësaj fushe dhe më pas dërgohet për debat në Kuvend,që më në fund të miratohet dhe të gjejë zbatim kjo rregullore mbi tokën bujqësore”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm