Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi i Kosovës e ai i Shqipërisë me mbledhje të përbashkët në Tiranë të dielën

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se më 27 nëntor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Kuvendi ka njoftuar se mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, duke filluar nga ora 10:00.

“Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

ashtu, nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.