Arbëri

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës sot ka hapur dyert për bashkatdhetarët që duan ta vizitojnë. 

Bashkatdhetarët mund ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës gjatë aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, të enjten (sot) nga ora 8:00 deri në orën 16:00. 

Kuvendi ka njoftuar se për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit.