Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e kryetarit të Supremes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kushtetuesja ka marrë vendim sot bazuar në kërkesën e gjyqtares Valdete Daka, e cila konteston zgjedhjen e Enver Pecit si kryetar i Supremes, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendoset masë e përkohshme në kohëzgjatje deri më 16 maj 2017 nga data e miratimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Aty udhëzohet Presidenti që menjëherë të pezullojë procedurën e emërimit të kandidatit për kryetar të Gjykatës Supreme.

Kërkesa për masë të përkohshme deri në vendim të prerë të Gjykatës Kushtetuese, ishte kërkuar nga Artan Qerkini, përfaqësuesi ligjor i Valdete Dakës, kandidate për kryetare të Supremes.

Gjithashtu, gjatë ditës Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar Gyltene Sylejmanin ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Valdete Daka e kishte dërguar në Kushtetuese javë më parë vendimin e KGJK-së sipas të cilit Enver Peci u zgjodh kryetari i Supremes, të cilin Daka e konteston.