Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka anuluar zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Kështu është miratuar kërkesën e Valdete Dakës dhe mbrojtësit të saj, Artan Qerkini, raporton KTV.
Me këtë vendim, Kushtetuesja e ka urdhëruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës që ta mbajë proces të ri të votimit për kryetarin e Gjykatës Supreme.
Në këtë pozitë ishte zgjedhur Enver Peci por Valdete Daka, që gjithashtu udhëheq me KQZ-në, ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas saj, ajo ishte fituese e këtij votimi të KGJK-së për të udhëhequr me Gjykatën Supreme të Kosovës.
Megjithëkëtë, në vendim të Kushtetueses kundër kanë votuar 3 gjyqtarë.
Bazuar në mendimin e tyre mospajtues thuhet se “sa i përket mënyrës së arsyetimit të kushtit të shterimit të mjeteve juridike, pa paragjykuar se a ka pasur parashtruesja apo jo në dispozicion mjete juridike efektive, konsiderojmë se arsyetimi i Gjykatës lidhur me këtë pikë, është i pamjaftueshëm”.
Edhe
KGJK po analizon vendimin e Kushtetueses lidhur me emërimin e kryetarit të Supremes
Më poshtë mund ta gjeni aktgjykimin:
http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KI34-17_SHQ_Judgment.pdf
-
Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes
-
Kushtetuesja vazhdon masën e pezullimit për emërimin e kryetarit të Supremes
-
Kushtetuesja pezullon zgjedhjen e kryetarit të Supremes
-
Sa gjyqtarë të Kushtetueses s’u pajtuan me anulimin e zgjedhjes së kryetarit të Supremes