Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushtetuesja e shpalli të pavlefshëm zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes

Gjykata Kushtetuese ia ka pamundësuar Enver Pecit të ushtrojë funksionin e kryetarit të Gjykatës Supreme. Pos masës së përkohshme, Kushtetuesja ka nxjerrë aktvendim përmes së cilit i ka kërkuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që anulojë vendimin e nxjerrë në mars të këtij viti, sipas së cilit fitues i garës për kryetar ka dalë Peci.

Kushtetuesja e ka urdhëruar KGJK-në që të organizojë një proces të ri të votimit të kandidatëve për këtë pozitë. Në këtë mënyrë e ka aprovuar ankesën e kundërkandidates Valdete Daka, pasi ajo ishte e vetmja që ka shprehur pakënaqësi rreth këtij procesi dhe është ankuar në Kushtetuese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vendimin të cilin kjo gjykatë e ka publikuar në uebfaqe të saj thuhet se me shumicë votash e kanë konsideruar të pranueshme ankesën e Dakës. Ka konstatuar se procesi i votimit nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme procedurale për të mbrojtur barazinë e kandidatëve dhe si i tillë ka dëmtuar perceptimin publik për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në të cilën KGjK-ja kërkohet ta sigurojë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.