Enver Peci e Hasan Shala kanë dalë edhe një herë më të votuarit, pasi Këshilli Gjyqësor përsëriti votimin për kandidatët për kryetar të Gjykatës Supreme, respektivisht atë të Apelit.
Para votimit për kryetar të Supremes, kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, bëri të ditur se kanë kërkuar mendimet e gjyqtarëve të kësaj gjykate për kandidatët, e gjithashtu edhe performancën e tyre në tre vjetët e fundit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjyqtari Erdogan Haxhibeqiri kishte më së shumti mendime pozitive nga kolegët dhe kishte numrin më të madh të lëndëve të zgjidhura, krahasuar me kandidatët e tjerë Valdete Daka, Enver Peci e Nesrin Lushta.
Por këto të dhëna ishin bindëse vetëm për një anëtar të KGJK-së që i dha votën, derisa 7 vota ishin për Enver Pecin, 3 për Valdete Dakën.
Peci, në votimin e marsit, kishte marrë 6 vota, ndërsa 4 anëtarë kishin abstenuar. Procedurë e ngjashme u aplikua edhe me kandidatët për kryetar të Gjykatës së Apelit.
Hasan Shala printe dukshëm me 13 mendime pozitive për të, e gjithashtu kishte edhe numrin më të madh të lëndëve të përfunduara në 3 vjetët e fundit.
Shala mori 9 nga 11 votat e anëtarëve të KGJK-së, dy më shumë se në votimin e janarit, ndërsa dy vota ishin për gjyqtaren Tonka Berisha.
Gjykata Kushtetuese kishte anuluar zgjedhjen e Pecit e të Shalës, pasi dy kundërkandidatet, Valdete Daka e Tonka Berisha, kishin paraqitur ankesa që ishin aprovuar.
Shala, menjëherë pas vendimit, kishte dhënë dorëheqje. Enver Peci nuk kishte arritur të ushtrojë ndonjë ditë funksionin e ri, derisa emri i tij tani i propozohet presidentit Thaçi për dekretim.
Përveç masave për rritjen e transparencës që u aplikuan, Kushtetuesja kishte kërkuar edhe ndryshimin e rregullores për kryetar të Gjykatave, obligim që ishte kryer nga KGJK-ja javën e kaluar.