Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin kryetar të Gjykatës Supreme

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Peci u zgjodh në këtë post me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017, ndërsa u dekretua në bazë të propozimit të KGJK-së.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.

Thaçi e uroi kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroi atij përkrahje institucionale.