Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar të enjten kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepin.
Dekretimi i Rexhepit nga Osmani është bërë me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Në takim presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të sistemit gjyqësor, dhe në veçanti, rolin e Gjykatës Supreme brenda këtij sistemi. Në këtë drejtim, Presidentja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, brenda kompetencave dhe rolit të saj kushtetues për një sistem të drejtësisë të pavarur, funksional, dhe i cili siguron besimin e qytetarëve në të”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rexhepi: Kundërkushtetues, vendimi i Qeverisë për përbërjen e re të Komisionit për provimin e juurisprudencës
-
Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj me mandat fillestar
-
Nexhmi Rexhepi, kryetar i ri i Kushtetueses
-
Kreu i Supremes bën thirrje për pavarësi të gjyqësorit, akuzon pushtetin për ndërhyrje në disa raste
-
Rexhepi: Qëllim primar e kam unifikimin e praktikës brenda sistemit gjyqësor