Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Haxhiut për procedurën e zgjedhjes së presidentit

Gjykata kushtetuese

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët pretenduan se me mospjesëmarrjen në seancën e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën.

Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme lidhur me procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kushtetuesja tha se çështjen lidhur me procedurën e zgjedhjes së presidentit veçse e ka trajtuar në dy aktgjykime të mëparshme, më 2016 dhe 2011, dhe në rrethanat e rastit aktual “Gjykata konsideron se nuk paraqiten rrethana të reja që do të arsyetonin një rishqyrtim të mëtejshëm të kësaj çështjeje”.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kjo çështje përbën çështje të gjykuar [res judicata] dhe, si e tillë, hyn në kategorinë e kërkesave që përfaqësojnë përsëritje të një kërkese të mëparshme të shqyrtuar dhe të vendosur nga Gjykata”, u tha në vendimin e Kushtetueses.

Haxhiu iu drejtua Kushtetueses më 5 mars, pasi ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit, për shkak se nuk kishte kuroum.

Ajo tha se nga Kushtetuesja kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, tha ajo.

Aktgjykimi i ri vjen pasi Kushtetuesja më 25 mars publikoi një aktgjykim për lëndën e dërguar nga Qeveria e Kosovës për çështjen e presidentit, duke thënë se deputetët kishin 34 ditë kohë, përkatësisht deri më 28 prill, që të zgjidhnin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon automatikisht në zgjedhje.