Kosova mori 131 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të martën për të kaluar fazën e parafundit, para anëtarësimit në këtë institucion. Kundër ishin 29 deputetë e 11 abstenuan.
Nga 29 votat kundër anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, tetë ishin deputetë të Spanjës.
Shtatë vota kundër ishin nga Serbia e nga Hungaria ishin katër. Qiproja, Bosnja, Franca patën nga dy vota kundër.
Vetëm një prej pesë përfaqësuesve të Greqisë votoi kundër Kosovës. Nga një votë kundër e patën edhe përfaqësues të Gjermanisë, Italisë e Malit të Zi.
Nga 11 abstenimet, gjashtë ishin italianë, tre moldavë e nga një prej Malit të Zi dhe Gjermanisë.
Pas votimit nga Asambleja, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kjo mbledhje pritet të mbahet në muajin maj.

-
Greqia nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Asambleja Parlamentare i jep dritën e gjelbër anëtarësimit të Kosovës në KiE, votimi final në maj
-
Përfaqësuesit spanjollë kundër pranimit të Kosovës në KiE
-
Në favor të aplikimit të Kosovës votuan 33 shtete, Serbia mes 7 vendeve që votuan kundër
-
Kuvendi miraton anëtarësimin në Bordin e Paqes