Arbëri

Kush ishte prapa kampanjës “Shpendi për Prishtinën”

Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti gjatë zgjedhjeve lokale të 2013, kishte zgjedhur marketingun digjital si një nga format më efikase për të arritur suksesin.

Kjo formë e ka ndihmuar fushatën e të parit të Prishtinës të jetë më afër votueseve të tij, ka thënë Kujtim Zebica nga Digi Cloud, i cili ishte njëri nga udhëheqësit e marketingut në fushatën e Ahmetit.

Zebica thekson se falë punë së madhe që kanë bërë përmes marketingut digjital, e kanë ditur që Ahmeti do ta marrë Prishtinë.

“Sfida më e madhe e Shpend Ahmetit gjatë kohës së fushatës ka qenë buxheti i limituar për marketing. E vetmja rrugë për të qenë të parët ka qenë marketingu digjital, ku përmes saj na është mundësuar të jemi afër votuesve që të flasim për tema. Dhe në bazë të disa matjeve që i kemi bërë, ne e kemi ditur që Prishtinën do ta marrë Ahmeti. Pra, është njëri nga projektet që unë flas me mburrje, sepse ka rezultuar me shumë suksese”, u shpreh Zebica, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, transmeton koha.net.