Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari: RTK-ja anon nga PDK-ja

Flutra Kusari, juriste e medias, vlerëson se roli tyre është tejet u rëndësishëm në kohë zgjedhjesh.

Ajo është ndalur sidomos te transmetuesi publik, RTK, që sipas saj, anon për Partinë Demokratike të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kusari në emisionin Desku në KTV, ka thënë se në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit është përkeqësuar diskursi politik, edhe me faj të mediave.

“RTK-ja është e ndikuar politkisht, ka qenë përgjithmonë, sidomos është e afiliume me PDK-në, ashtu siç thonë edhe raportet e ndryshme ndërkombëtare dhe siç i shohim edhe ne në lajme, gjë që nuk duhej të ishte për shkak të obligimit që ka, pasi merr fonde nga buxheti publik. Roli i RTK-së nuk është ai që ish dashur me qenë”, ka thënë Kusari.

Sipas saj, anshmëria e RTK-së vërehet sidomos në lajmet qendrore.

“Është anshmëria, zakonisht në lajme qendrore, por jo vetëm. Nëse i shohim disa raporte ndërkomëbatre, tregojnë se RTK-ja e ka gjetur një formë që vetëm në minutazhë të jetë e barabartë, si përfaqësohen, por nuk është e rëndësishme kjo. E rëndësishme është çfarë thuhet për partitë politike. Është e qartë se lajmet qendrore anojnë për PDK-në, por s’do të thotë që s’ka gazetarë të mirë në RTK për aq sa kanë hapësirë”, ka thënë ajo.