Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar raportimet se Vetëvendosja do të iniciojë procedurë për shkarkimin e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.
Nëpër mediume ishte raportuar se Vetëvendosja po planifikon të shkarkojë Avokatin e Popullit, për t’ia pamundësuar atij që ta dërgojë në Kushtetuese rastin e shkarkimit të Valdete Dakës nga posti i kryesueses së KQZ-së.
Daka u shkarkua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa në vend të saj u emërua Kreshnik Radoniqi.
“Jo nuk është e vërtetë që do të iniciojmë procedurë për shkarkimin e Avokatit të Popullit”, ka thënë Kusari-Lila në një përgjigje për KOHËN.
Partia Demokratike e Kosovës është duke mbledhur nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetutese vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës.
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e Avokatit të Popullit
-
Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë, pushteti thotë se s’ka nismë serioze
-
IKD: Deputetët, mundësia e vetme që vendimi për Dakën të dërgohet në Kushtetuese
-
Avokati i Popullit refuzon ankesën e Dakës
-
Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për shkarkimin nga presidentja