Ushtruesja e detyrës së kryetares së grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se para votimit të presidentit do të hidhet në lexim të parë amandamentimi i Ligjit për Zgjedhjet. Kjo sipas saj do të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Ndërkaq lidhur me zgjedhjen e presidentit ka bërë të ditur se kjo varet nga prezenca e deputetëve në Kuvend.
U.d. e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se votimi i Vjosa Osmanit si presidente e vendit do bëhet si respektim i vullnetit të qytetarëve, jo si rrjedhojë e pazareve politike.
Kusari-Lila ka thënë se Osmani do bëhet presidente në momentin kur konfirmohet me 80 vota në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se seanca e Kryesisë së Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet është pika e vetme e rendit të ditës, varësisht nga afatet kohore që do procedohet me zgjedhjen e presidentit.
“Nëse përfundon brenda pak orësh ajo për nismën legjislative varësisht nga vullneti i deputetëve për të qëndruar në sallë do të procesojmë edhe me zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ajo.
Kusari nuk ka treguar nëse kanë konfirmimin prej LDK-së se do të qëndrojë në salle pas përfundimit te seancës për nismën legjislative.
-
Kusari-Lila konfirmon që Kurti do t’i shkojë Osmanit në takim
-
Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur, VV-ja sërish merr 50% të votave
-
Kusari-Lila rreth nismës për ndryshim të Ligjit për zgjedhjet: Shanset për zgjedhje ishin reale
-
Kurti: Të zgjedhim Osmanin presidente, pastaj me opozitën punojmë për reformën zgjedhore
-
Haziri konfirmon që LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për Osmanin presidente