Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurz thotë se Austria do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, deklaroi në Samitin e Sofjes se me marrjen e rolit e kryesuesit të BE-së, që nga 1 korriku, Austria do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor.

Kurz shprehu dëshirën e tij që në gjashtë muajt e ardhshëm të arrihet përparim në marrëdhëniet mes Malit të Zi e Serbisë, njoftojnë mediet serbe.

Kurz, më tutje, deklaroi se Austria vlerëson ekzistimin e perspektivës të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, transmeton RTK.

Veç tjerash, Kurz theksoi se ” është e rëndësishme që ekziston perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor, sepse në të kundërtën ky rajon do të binte nën ndikimin e Turqisë dhe të tjerëve, që do të ishte e dëmshme, si për këtë pjesë të Evropës, ashtu edhe për neve, gjë që do të kishte çuar deri te radikalizimi e nacionalizmi, si dhe ndarje etnike e fetare, prandaj kjo pjesë e Evropës ka nevojë për një ndikim evropian”.