Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurtz: Austria do të kontribuojë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Austria, gjatë presidencës së BE, të cilën do ta marrë në gjysmën e dytë të këtij viti, njërin nga prioritetet do ta ketë Ballkanin Perëndimor.

Kancelari austriak Sebastian Kurtz jep shpresën se Vjena zyrtare do të kontribuojë në afrimin e Beogradit dhe Prishtinës, transmeton kp.

Pas deklaratës së zëvendës kancelarit Heinz-Christian Strache se “Kosova është pjesë e Serbisë”, Kurtz duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve austriakë, duke i prezantuar prioritetet e presidencës austriake në BE, ka dhënë edhe përgjigje lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd.