Kryeministri Albin Kurti është takuar të enjten me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrisë thuhet se Kurti e Abbott diskutuan për marrëdhëniet bilateriale, zhvillimet në vend dhe për vizitën e kryeministrit muajin e kaluar në Londër.
“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
-
Kurti shkon në Britani
-
Abbotti nga Kosova në Shqipëri, Kurti: Duhet të pretendojë se i pëlqejnë të dyja vendet njësoj
-
Kurti-Abbottit: Pati skenar për gjakderdhje në Kosovë
-
Kurti përfundon vizitën zyrtare në Britani të Madhe
-
Kurti takon Billingun e Abbottin, i njofton me vizionin e tij për Asociacionin bazuar në modelin kroat