Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti vlerëson bashkëpunimin Kosovë-Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ai është shprehur i gatshëm për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dyja shteteve, thuhet në një komunikatë të Qeverisë pas takimit të Kurtit me konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gulener, dhe koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gunduz.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin me qytetin e Bursas, aty ku jeton një numër i madh i shqiptarëve.

Njoftimi thekson se diskutimet kanë qenë për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa.

Artikuj të ngjashëm