Kryeministri Albin Kurti ka uruar Donald Tuskun për emërimin e tij kryeministër të Polonisë.
Kurti ka thënë se Kosova mezi pret që t’i forcojë lidhjet me këtë vend, duke kontribuuar në fusha të rëndësishme, si ajo e sigurisë.
“Urime Kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi ai.
Congratulations to Prime Minister @donaldtusk on his appointment. In a challenging era for democracy, witnessing the Polish people's active engagement is inspiring. Kosova looks forward to enhancing ties with Poland, contributing to security, growth & our shared European values.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 12, 2023
Ish-presidenti i Këshillit Evropian është zgjedhur kryeministër i ri i Polonisë në përpjekjen e madhe për ta kthyer shtetin në rrugën demokratike, nga e cila kishte dalë shkaku i qeverisë së mëparshme nacionaliste dhe euroskeptike.
248 deputetë kanë votuar pro tij, ndërsa 201 deputetë të tjerë kundër.
-
Kthimi i demokracisë në Poloni
-
Plenkoviq uron Kurtin: Kroacia pret formim të shpejtë të institucioneve
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së