Pesëmbëdhjetë pika i ka renditur lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, si arsye se pse Ramush Haradinaj nuk mund të jetë më kryeministër i Kosovës e vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Si nikoqir i takimit të tretë të partive politike, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të japë dorëheqje morale meqë, sipas tij, nuk ka legjitimitet të udhëheqë me 52 vota në Kuvend, raporton KTV.
Këtij takimi i janë përgjigjur të gjitha partitë politike, por jo në nivel liderësh, siç ndodhi te PDK-ja.
Datë të zgjedhjeve kërkoi edhe LDK-ja, por farsë e quajtën këtë kërkesë partitë në pushtet.
Gjatë takimit, pati edhe një përplasje mes Faton Kurtit nga Partia e republikanëve e Musa Bajraktarit të Partisë republikane.
Ndërkohë, një deklaratë u është shpërndarë përfaqësuesve politikë, por që është kundërshtuar nga shumica e përfaqësuesve.
Përpos Vetëvendosjes, këtë deklaratë e kanë mbështetur edhe tri parti joparlamentare.
Edhe
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen ta bëjë keq e më keq Kosovën
Ndërkohë, kryeministri i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kërkoi dorëheqjen e Haradinajt në tryezën e tretë të partive politike.
Ai tha se e kupton gjendjen e Kurtit për dëmin që i është shkaktuar nga ndarja e partisë. Ndërsa duke folur për vizitën në Vatikan, kryeministri tha se Kosova është në rrugë të mirë për njohjen nga ky vend.
Ai shtoi se ka marrë përkrahje nga Papa Françesku për njohje. Sipas Haradinajt, Papa është shprehur se e ka në zemër popullin e Kosovës dhe se shpreson që vendi do ta gjejë veten si vend i paqes.