Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të ruhen vlerat që i përcakton Kushtetuta.
Ai ka theksuar se posaçërisht duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të drejta, integriteti territorial e sundimi i ligjit.
“15 vjet më parë, Kushtetuta jonë ka hyrë në fuqi. Si shumë të tjera, e jona është një përzierje idealesh parimore dhe koncesione pragmatike. Le të mos dështojmë kurrë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të saj më të mëdha – të tilla si të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, integriteti territorial dhe sundimi i ligjit”, ka shkruar ai.
Kushtetuta e Republikës u miratua më 9 prill 2008, kurse hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Në 18-vjetorin e miratimit të Kushtetutës bëhet thirrje që ajo të mos shkelet
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar
-
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
-
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit