Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais.
Përmes një njoftimi për media, Kurti thotë se siguria dhe drejtësia ishin dy temat për të cilat u bisedua gjatë takimit me shefin e Zyrës Diplomatike.
“Po ashtu u theksua se rëndësia e shtetit të së drejtës është shumë e domosdoshme dhe për këtë duhet të merren hapa sa më parë. Takimet do të vazhdojnë dhe se bashkëpunimi në fushën e ligjit do të shtohet dhe do të jetë më përmbajtjesor”, thuhet në njoftim.