Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti nis takimet në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Bruksel, ku po qëndron për vizitë dyditore është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander de Croo.

Ai ka thënë se e ka informuar për prioritetet e Qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe drejtësinë, gjithashtu edhe kërkesën e tyre ndaj Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Ne jemi pajtuar për bashkëpunimin në rritjen ekonomike”, ka shkruar ai në Twitter.

Njoftohet se u bisedua për vaksinat kundër COVID-19, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e tyre dhe mundësitë e mbështetjes së Belgjikës në këtë synim. 

Ai ka paralajmëruar se do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjithashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

 

Artikuj të ngjashëm