Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon ambasadorin hungarez, e njofton për prioritetet e qeverisë së re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e Kryesisë së partisë, Fitore Pacolli, kanë pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në prag të formimit të institucioneve të reja të Kosovës dhe për qeverinë e ardhshme.

Markusz, sipas komunikatës së VV-së, e ka uruar Kurtin për mbarëvajtjen dhe rezultatin e zgjedhjeve që e nxori Vetëvendosjen parti e parë.

Ai tha se 6 tetori ishte festë për demokracinë e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, Kurti e njoftoi ambasadorin me prioritetet e qeverisë së re.

“Zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i korrupsionit të lartë dhe politikat që zbusin pabarazinë në shoqëri janë tri shtyllat kryesore ku do të koncentrohemi”, tha ai.

Edhe Kurti e njofton ambasadorin zviceran se prioritet e ka luftimin e korrupsionit Arbëri Kurti e njofton ambasadorin zviceran se prioritet e ka luftimin e korrupsionit

Krahas kësaj, Kurti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira bilaterale midis dy vendeve.

Në fund, ata u shprehën të gatshëm për ta vazhduar komunikimin, ndërsa ambasadori Markusz tha se shteti hungarez është në dispozicion për të bashkëpunuar me qeverinë e re të vendit.