Kryeministri Albin Kurti dhe Këshilli Grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura do të takohen të martën.
Lajmin për Kohën e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga SBASHK-u, duke bërë të ditur se takimi është planifikuar për të martën në mëngjes.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar mbajtjen e takimit.
"Nesër në mëngjes do të ketë një takim ndërmjet këshillit grevist dhe Qeverisë", ka thënë ai.
Sindikatat kanë paralajmëruar që gjatë javës do ta radikalizojnë grevën duke paralajmëruar edhe protesta.
Të dielën në një takim kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve vendosen që greva të vazhdojë për kohë të pacaktuar.
Edhe
Kurti bën thirrje që paga e 13-të të ndahet edhe në sektorin privat: S’ka organizim sindikal
Që nga 25 gushti, punonjësit e sektorit publik, të cilëve u janë bashkuar edhe mësimdhënësit, janë në grevë të përgjithshme. Kërkesa kyç e sindikalistëve është ndarja e nga 100 eurove në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga.