Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin është diskutuar për të drejtat e pakicave, sundim të ligjit, çështjet e sigurisë, qeverisja e ndër tjerash edhe për referendumin e Serbisë që s’u lejua të mbahej edhe në Kosovë ditë më parë.
Njoftimi nga Qeveria ka theksuar se në takim janë adresuar edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.
“Kryeministri Kurti falënderoi z. Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë”, thuhet në komunikatë për çështjen e referendumit.
Qeveria e Kosovës javën që shkoi nuk lejoi organizimin e një referendumi për Kushtetutën e Serbisë, brenda territorit të Kosovës. Serbia synonte që në Kosovë të mbante referendumin me organizim përmes OSBE-së, siç ka bërë edhe për zgjedhjet deri tash.
OSBE-ja pati thënë se është e gatshme të organizojë diçka të tillë, por se nuk e bën pa pasur pajtim të të gjitha palëve.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë