Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Nëpërmjet një komunikate thuhet se Kurti e Davenport biseduan për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetjen për Zyrën së Komisionerit për Gjuhët. E gjithë kjo në mënyrë që “të lehtësohet qasja në informata me interes publik”.
“Po ashtu, u diskutua për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave, si dhe organizimin e forumit, që planifikohet të mbahet mbi këto tema”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Ambasadori Davenport ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Qeverinë, “në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së”.
-
Kurti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet edhe për referendumin e Serbisë
-
Kurti bisedon me shefin e OSBE-së për zgjedhjet lokale
-
Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, situata në veri temë diskutimi
-
Kurti me shefin e OSBE-së diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri
-
Kurti pret ambasadorin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet në veri