Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport
Siç bëhet e ditur nga një njoftim për media, të dy kanë biseduar për zgjedhjet lokale.
Kurti ka thënë se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë zgjedhje të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.
“Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti pret ambasadorin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet në veri
-
Kurti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet edhe për referendumin e Serbisë
-
Kurti takohet me shefin e OSBE-së, bisedojnë për Ligjin e Gjuhëve Zyrtare
-
Kurti takon përfaqësuesit e QUINT-it: Për mbajtjen e zgjedhjeve duhet marrëveshje ndërshtetërore
-
Kurti ia përsërit OSBE-së: Pa marrëveshje ndërshtetërore s’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë