Kryeministri Albin Kurti me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, janë takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.
Ata kanë diskutuar ndër tjerash edhe për kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.
“Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit zgjedhor
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë