Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të martën me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, mbi procesin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për kërcënimet dhe frikësimet e Beogradit dhe të strukturave ilegale ndaj policëve të rinj “të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës”.
“Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kurti u tha se e ka falënderuar Davenportin për mbështetjen e OSBE-së në adresimin e legjislacionit sekondar, në lidhje me nenin 72 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.
-
Kurti me shefin e OSBE-së diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri
-
Kurti ia përsërit OSBE-së: Pa marrëveshje ndërshtetërore s’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë
-
Kurti pret ambasadorin e OSBE-së, flasin për zgjedhjet në veri
-
Davenport i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë