Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Davenport i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Kosovë

Michael Davenport

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka shprehur shqetësimin me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të shtunën serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe zyrtarët policorë.

“Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbajtur dhe forcuar sundimin e ligjit në Kosovë, dhe për të ruajtur interesat e komuniteteve joshumicë. Jam i shqetësuar nga veprimet e fundit dhe deklaratat që kërcënojnë këtë integrim, që është një nga përfitimet më të mëdha të dialogut të ndihmuar nga BE-ja, dhe nga i cili kanë përfituar gjitha komunitetet. U bëjë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit. Dhe kërkojë një angazhim politik proaktiv nga Prishtina dhe Beogradi me synim për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Dua të shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të vazhduar përkrahjen e integrimit të Policisë dhe gjyqësorit, dhe brenda mandatit të vetë të përkrahë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Është esenciale një angazhim më i madh në dialog për të ruajtur interesat dhe po ashtu për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e postuar në Facebook në faqen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.