Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Lajçakun kanë theksuar rëndësinë e progresit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Davenport ka thënë se OSBE-ja qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve.
“Me Miroslav Lajcak sot theksuam rëndësinë e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për de-eskalim dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore”, ka shkruar ai në Twitter.
Davenport ka thënë se OSBE-ja do t’u dalë në ndihmë institucioneve të Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet.
With @MiroslavLajcak today emphasised importance of progress in EU-facilitated Dialogue & full participation of all communities in institutions & elections - @OSCEKosovo
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) June 6, 2023
stands firmly alongside @NATO_KFOR & @EULEXKosovo in fulfilling our respective mandates in #Kosovo 1/2
Strong support for #EU call for de-escalation and the holding of inclusive elections in the northern municipalities. @OSCEKosovo will support Kosovo institutions, incl the Central Election Commission, to deliver integration and dialogue involving all communities 2/2
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) June 6, 2023
-
Kurti me shefin e OSBE-së diskutojnë për shtensionimin e situatës në veri
-
OSBE: Nevojë urgjente për shtensionim në veri
-
Lajçak: Palët ranë dakord për zgjedhje të reja, duhet të mbahen në muajt e ardhshëm
-
KQZ-ja thotë se është e gatshme për zgjedhje të reja në veri
-
Davenport: S’ka normalitet pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione