Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Synimi është që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet këtë vit

Kosova dhe Serbia synojnë të përfundojnë një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve “këtë vit”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për EURACTIV, por e bëri të qartë se nuk do të ishte pa probleme, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.

“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikë kryesore”, tha Kurti.

Ai ka thënë se Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e Kosovës megjithëse sipas tij, mund të pajtohet për një njohje 'de facto'.

Komentet e Kurtit erdhën përpara një takimi të nivelit të lartë në Bruksel të hënën (27 shkurt), ku liderët e Serbisë dhe Kosovës pritet të miratojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara.

Propozimi i përditësuar i BE-së, i marrë nga të dyja palët përpara fillimit të një samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë dhjetorin e kaluar, por që nuk është bërë ende publik, thuhet se përfshin njohjen reciproke të dokumenteve zyrtare, rritjen e ndihmës financiare dhe masa të tjera për të përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.

Edhe Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit LAJMET E MBRËMJES Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit: Së pari ajo e Brukselit

I pyetur për perspektivën e përfundimit të një marrëveshjeje deri në fund të këtij viti, sipas afatit kohor që EURACTIV e ka kuptuar se është përcaktuar në propozimin e BE-së, Kurti tha, “sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit”.

“Ajo që ka mbetur për të negociuar – dhe nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, tha Kurti.

Përveç njohjes reciproke, çështja më e diskutueshme është një asociacion i planifikuar i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Udhëheqësit e shumicës shqiptare të Kosovës argumentojnë se një organ i tillë do t'i jepte Beogradit një ndikim të madh në vendin e tyre, ndërsa Beogradi thotë se është i nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e serbëve etnikë.

Edhe Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë LAJMET E MBRËMJES Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç “është ende pas etno-nacionalizmit territorial”, tha Kurti kur u pyet për retorikën e homologut të tij.

“Në thelb, ai do të përdorte Asociacionin e Komunave Serbe si një emër të ri për Republikën Srpska,” tha ai, duke iu referuar entitetit shumë autonom serb të krijuar në Bosnje-Hercegovinë pas luftës së viteve 1991-95. Nga ana tjetër, shpresoj që pasi t’i hapim bisedimet, duke u mbështetur në propozimin e BE-së, do të rrisim besimin, sepse marrëveshjet nuk janë të zbatueshme nëse nuk ka besim, prandaj duhet një nivel i caktuar i mirëbesimit. “tha Kurti.