Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hedhur kritika të tjera ndaj Presidentit Hashim Thaçi.
Kurti ka kujtuar deklaratën që Thaçi nënshkroi para gjashtë muajsh me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviq lidhur me ndryshimet në marrëveshjen e Demarkacionit, përderisa ka përmendur edhe kërkesën e tanishme të Thaçit për korrigjim të kufirit me Serbinë.
"Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit." Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit?”, ka shkruar Kurti.
I pari i Vetëvendosjes ka përfunduar duke thënë “ gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”
-
“Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë”
-
Kurti: Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë
-
Kurti: Kosova ka marrëveshje për korrigjim të kufirit edhe me Malin e Zi, por korrigjim s’ka
-
Kurti: Serbia po e kërcënon Kosovën
-
Serbia i quan “dezinformata” deklaratat e Kurtit se ushtria serbe po provokon afër kufirit