Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Policinë e Kosovës në 22-vjetorin e themelimit.
Ai në Facebook ka shkruar se me rrënjët te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca e popullit për liri, Policia e Kosovës është një prej institucioneve shtetërore, pa të cilën nuk mund të ketë pavarësi e drejtësi.
“Në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë punën e 9180 zyrtarëve policorë, gra dhe burra që i shërbejnë atdheut dhe përpjekjes së Kosovës për një Republikë demokratike e sovrane, ku mbretëron ligji. Kujtojmë sot e përherë policët që me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit ranë për një Kosovë të lirë e demokratike, shtet të së drejtës për të gjithë”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se Qeveria do të ofrojë mbështetjen e pakursyer në misionin e përbashkët për të luftuar krimin dhe për ta bërë Kosovën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë.
-
Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë
-
Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri
-
Osmani: Kosova e ka vendin në Interpol
-
Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë
-
Në ceremoninë e zbehtë, Policia konsiderohet si histori suksesi