Kryeministri Albin Kurti të enjten ka bërë homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, e më pas ka vazhduar për në Izbicë për të përkujtuar 147 viktimat e vrara nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, gjashtë prej të cilëve janë ende të zhdukur.
Së bashku me Rifat Jasharin, ai nderoi të vrarët në masakrën e Izbicës.
Kurti ka thënë se plagët e kësaj masakre nuk mund të mbyllen përderisa kriminelët nuk janë në burg.
“Nuk u kursyen as gratë, as fëmijët e as pleqtë. Në fakt këta edhe qëllimisht u synuan e u qëlluan, sepse Serbia me operacionin ‘Patkoi’ synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe zbatimin e projektit të saj gjenocidal kundër nesh”, u shpreh ai.
Ai ka theksuar se është e padrejtë që për masakrën e Izbicës të jetë arrestuar vetëm një person deri tash.
Edhe
Kurti: Plagët e së kaluarës mbeten të hapura derisa autorët të përballen me drejtësinë
Kurti ka potencuar se Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur, e sistemi i drejtësisë për të gjykuar në mungesë. Ai e ka shtyrë Prokurorinë që të bëjë gjithçka që di e mundet që kriminelët e luftës të dënohen.
“Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur, e sistemi i drejtësisë në përgjithësi, edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, meqenëse kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë... Sot mundësitë janë më të mëdha, pagat i kanë të larta, kushtet i kanë të mira të punës, krejt çfarë kërkohet është vullnet dhe dije të Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Kurti.
-
Liderët shtetërorë bëjnë homazhe në varrezat e 147 të vrarëve të Izbicës
-
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve