Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin.
Presidenti Pinokio, siç e ka quajtur Kurti, po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij, sipas kreut të VV-së, transmeton Koha.net.
“Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem. Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
“Presidenti Pinokio” dhe “lideri i Vetëfundosjes” takohen për t’u marrë vesh për mandatarin e qeverisë
-
Kurti: Me këtë urgjencë, presidenti nuk na e heq qafe Serbinë por do t’ia heq Kosovës veriun
-
Ngutja e Serbisë në negociata, ndalja e qeverisë së dështuar e skandalet diplomatike – flet Kurti
-
Kurti: Thaçi jo vetëm që nuk është President, por nuk është as i Kosovës
-
VV-ja ripërsërit: Kosova Lindore po keqpërdoret si karrem nga Thaçi