Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Orban ka uruar Kurtin për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.
Në urim, po ashtu thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.

Artikuj të ngjashëm
-
Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Me padurim presim të bashkëpunojmë
-
Letonia pret bashkëpunim në avancimin e marrëdhënieve me Kosovën
-
Pak ditë para festës së Pavarësisë, uron kryeministri i Bullgarisë
-
Kosova merr mbështetjen e Bullgarisë “për idetë progresive të qeverisë së re”
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën