Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake "Defender Europe" është një fatkeqësi.
"Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, ka thënë Kurti për REL-in.
SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në "Defender Europe" - një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë - me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. /REL
Artikuj të ngjashëm
-
PDK: Kryeministri po i rrezikon raportet Kosovë – SHBA, urgjentisht të ndryshojë qasje
-
Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia
-
Kurti: Dallimet me SHBA-në lidhen me raportin me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj
-
SHBA: Na duhet një partner që shmang veprimet destabilizuese
-
PDK-ja fton partitë properëndimore t’i japin Kosovës një “qeveri të përgjegjshme”