Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për CNN: Putini duhet të gjykohet për krime lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për CNN, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të përballet me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës.

Kurti ka thënë se ajo që Rusia po bën në Ukrainë është gjenocid, dhe se Putini duhet të jep përgjegjësi.

“Mendoj se Putini herët apo vonë duhet të paraqitet në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova e përkrah Ukrainën dhe se e dënon pushtimin rus. Ai ka thënë se Ukraina ka nevojë për më tepër ndihmë nga NATO. 

Sa i përket nëse ka frikë se Rusia do të përpiqet të bartë konfliktin edhe në Ballkan Perëndimor, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka frikë, por normalisht ekziston një shqetësim.

“Kosova nuk është në NATO, por e ka NATO-n brenda saj. Ne synojmë fillimisht të hyjmë në Paktin për Paqe”, ka thënë Kurti. “NATO është në histori të Kosovës, por edhe Kosova në histori të NATO-s”.

Kurti ka theksuar se Serbia ka treguar se rreshtohet karshi Federatës Ruse.

Edhe 27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave Arbëri 3 j. më parë 27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave

“Serbia i do paratë e Evropës, armët e Rusisë e investimet kineze”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se Kosova është duke forcuar kapacitetet mbrojtëse.

“Kemi investuar 52 për qind më tepër këtë vit në mbrojtje. Po rrisim kapacitetet e Policisë, po ashtu”, ka thënë Kurti.