Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar barazimin pa gola të Shqipërisë me Serbinë të shtunën mbrëma në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026.
Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Shqipëria luajti më mirë dhe me pak më tepër fat ka mundur t’i fitojë tri pikë.
“Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë”, ka shkruar Kurti.
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
-
Kurti për Shqipërinë: E ardhmja është premtuese
-
Kurti për Shqipërinë: Ëndrra vazhdon
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit zgjedhor